Shpërthimi shkund Egjiptin, 2 ditë para zgjedhjeve presidenciale. Ka viktima

Mar 24, 2018 | 12:53
SHPËRNDAJE

Një shpërthim masiv tronditi qytetin e dytë më të madh të Egjiptit të Aleksandrisë në Hotelin Royal Tulip ditën e sotme.

egjipt2

Sipas mediave lokale, shpërthimi vrau një polic dhe plagosi katër të tjerë.

“Makina bombë kishte në shënjestër shefin e sigurisë të Aleksandrisë”, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë.

Dëshmitarë okularë thanë se policia dhe personeli ushtarak kanë formuar një perimetër rreth vendit të shpërthimit, që ndodhi dy ditë para se vendi të jetë në krye të një zgjedhjeje presidenciale.

egjipt1 egjipt

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura