Shpërthimi në Shkodër/ Policia jep detajet, bën disa shoqërime: Pronari po hipte në makinë, kur…

Jan 13, 2018 | 19:06
SHPËRNDAJE

Policia e Shkodres jep detajet zyrtare lidhur me shperthimin e ndodhur ne Shkoder, ku mbeten 8 persona te plagosur.

tritol6

Lidhur me autoret e ngjarjes, policia ben me dije se ka ngritur pika të shumta kontrolli në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit. Nderkohe qe jane shoqeruar disa persona ne komisariat.

Informacioni nga Policia 

Sot rreth orës 10:45 në lagjen ‘Partizani’, Shkodër, ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse. Menjëhere kanë shkuar forca të shumta policie ku konstatuan se në një mjet tip motor dyshohet se ishte vendosur lendë eksplozive.

Si pasojë e shpërthimit janë plagosur shtetasit L.K. 42 vjeç, banues në Shkodër, pronar i objektit dy katësh, i cili po hipte në mjetin e tij dhe ndodhet në gjendje të rëndë, D.M, 32 vjeç, banues në Shkodër, ndodhet në gjendje të rënde dhe G.C., 40 vjeç, banues në Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Të tre këta shtetas u derguan në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim te specializuar. Lendime me të lehta kanë pesuar dhe 5 shtetas të tjerë që ndodhen në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjekesore.

Në vendngjarje ndodhet grupi i posaçem hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër dhe po punohet për zbardhjen e autoresisë së kësaj ngjarje. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Forcat e Rendit dhe FNSH e Shkodrës kanë kryer shoqërime dhe po marrin deklarime nga persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Agjentet e Krimeve kanë sekuestruar pamje filmike me vlerë për hetimin. Në Shkodër kanë mbërritur dhe eksperte të Krimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe drejtuesi i FLO.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura