Shpërthimi në loto ku humbën jetën dy shqiptarë, lirohen porositësit

Feb 11, 2016 | 17:38
SHPËRNDAJE

Gjykata italiane ka vendosur që të lirojë dy prej porositësve të shpërthimit të një salle bastesh sportive të ndodhur në muajin nëntor të vitit të kaluar në Itali, ku mbetën të vdekur dy shqiptarë.

LirohenKështu, janë liruar dy prej porositësve të këtij shpërthimi, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur në burg.

Ngjarja ndodhi në Imperia të Italisë, ku dy shqiptarët ishin porositur të hidhnin në erë dhe të digjnin një sallë bastesh me shpresën se do të merrnin para nga pronarët, pasi të dëmshpërbleheshin nga siguracionet.

Por çdo gjë shkoi keq dhe shqiptarët humbën jetën nga bombat molotov. Personat e liruar janë Mretjev Ismajlukaj dhe Ippolito Trifilio, ndërsa në burg kanë mbetur Alessio Alberigo dhe Michelle Mucciolo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura