Shpërthimi në lokal/ Dalin detajet, policia: Tritoli u hodh nga dritarja e tualetit

Mar 26, 2018 | 7:42
SHPËRNDAJE

Dalin detaje nga shperthimi i fuqishëm me tritol qe ndodhi mbreme ne qytetin e Burrelit. Policia ka bere me dije se ngjarja ka ndodhur ne nje lokal te marre me qira nga nje 35-vjecar dhe lenda plasese eshte hedhur nga dritarja e tualetit te lokalit.

SHPERTHIMI NE BURREL

Njoftimi i policise 

Rreth orës 22.05  në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në një lokal në lagjen “Partizani” në qytetin e Burrelit. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku ka rezultuar se: Në  lagjen ‘Partizani’, Burrel, në lokalin ‘Bar-Kafe’, të marrë me qera nga shtetasi S.L, 35 vjeç, banues në Burrel, dyshohet se nga dritarja e tualetit të lokalit është hedhur një sasi lëndë plasëse, e cila ka  shpërthyer.

Nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të vlefshme që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

shperthimi ne burrel

Ndërko janë duke u marrë në pyetje 3 persona që mund të kenë dijeni për këtë ngjarje. Shërbimet e policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur disa pika kontrolli. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura