Shpërthimi katastrofik në Bejrut/ Pse vizita e Presidentit francez në Liban shkaktoi jehonë

Aug 7, 2020 | 20:41
SHPËRNDAJE

Presidenti francez Emmanuel Macron dha një mesazh solidariteti me njerëzit e Libanit pas shpërthimit masiv në kryeqytetin e tij.

5f2c7ee485f54013e56c23e4

Të enjten, Macron u bë lideri i parë ndërkombëtar që vizitoi Bejrutin, thuajse i shkatërruar pas shpërthimit katastrofik në portin e qytetit, duke lënë pas mbi 130 persona të vdekur.

Vizita e kreut të shtetit francez konsiderohet një gjest i vullnetit të mirë dhe fillimi i një përpjekje ndërkombëtare për ndihmë. Vetë udhëheqësi i Francës tha se ai synon të “organizojë bashkëpunimin evropian dhe, më gjerësisht, bashkëpunimin ndërkombëtar“.

“Libani nuk është vetëm”, tha Macron në një tweet në arabisht dhe frëngjisht – të dy gjuhët kryesore të vendit.

Por jo të gjithë në internet mund ta merrnin seriozisht mesazhit, veçanërisht të ardhur nga Macron. U theksua që Franca ka qenë për një kohë të gjatë afër me Izraelin, dhe ende po i shet vendit armë, pas luftës së ashpër që pati me Libanin në 2006.

Disa e quajtën hipokrizi mesazhin e supozuar të përzemërt të Macron në Twitter, duke kujtuar mbështetjen e tij të vazhdueshme për Izraelin “që bombardoi Libanin disa herë”.

Sundimi kolonial i Francës mbi Libanin gjithashtu u kujtua. Ky sundim favorizoi shumë pakicën e krishterë lokale mbi shumicën myslimane dhe zgjati deri në 1944, duke krijuar ndarje të mëtejshme në shoqëri.

Sidoqoftë, kishte nga ata që dukeshin të kënaqur me gjestet e solidaritetit të Macron, duke thënë se populli libanez “ka nevojë për mbështetje ndërkombëtare”.

Disa shkuan deri aty sa sugjeruan që Libani duhet “përsëri [të] vihet nën mandatin francez,” pasi qeveria aktuale perceptohet të ketë dështuar duke lejuar që shpërthimi të ndodhte. Kjo ide fitoi aq shumë tërheqje sa u shndërrua në një peticion dhe pesëdhjetë e pesë mijë njerëz përfunduan duke e nënshkruar atë.

Ndërsa ishte në Bejrut, Macron u rrethua nga një turmë protestuesish antiqeveritarë. Ata bënë thirrje për “revolucion” dhe iu lutën presidentit francez të ndihmonte financiarisht kombin e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura