Shpërthimi i koronavirusit në vendin tonë, Manastirliu flet për dy javët vendimtare: Rritja e kurbës do të varet nga…

Mar 30, 2020 | 16:33
SHPËRNDAJE

0872b001-9a34-4580-86d7-125ee550bc2d

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka deklaruar se dy javët në vijim do të jenë vendimtare sa i përket përhapjes se virusit COVID-19 në vendin tonë.

“Situata e deritanishme reflekton masat e marra në kohë nga qeveria shqiptare. Por përballë një virusi të panjohur është e vështirë të bësh llogaritje të sakta. Rritja e kurbës apo e rasteve do të varet nga vijimi i zbatimit të këtyre masave. Një apo dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare”, tha Manastirliu.

Gjatë intervistës për TV Klan, Manastirliu e konsideroi një akt të qartë solidariteti të popullit shqiptar ndaj atij italian dërgimin e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali. Sipas saj, ekipi prej 30 mjekësh dhe infermierë u përzgjidh përmes portaleve “Mjekë për Shqipërinë” dhe Infermierë për Shqipërinë”, pas thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë për të ndihmuar në përballjen me COVID-19.

Është një akt i qartë i solidaritetit të popullit shqiptar ndaj atij italian. U përqafua menjëhërë nga 30 mjekë dhe infermierë. Ata kishin aplikuar në portalin tonë për vullentarë pas thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, tha Manastirliu.

Ekipi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë është vendosur në spitalin e Brescias në Italinë e veriut, ku pritet të fillojnë punë së shpejti.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura