Shpërthimi i koronavirusit/ Kancelarja Merkel mbledh kabinetin: Përhapja e virusit duhet të ngadalësohet sepse sistemi shëndetësor …

Mar 18, 2020 | 20:56
SHPËRNDAJE

Kancelaerja gjermane, Angela Merkel ka mbledhur këtë mbrëmje kabinetin, duke u siguruar që ministrat të kishin distancë të konsiderueshme.

merkel

Merkel ka sqaruar se kriza e koronaviorusit që ka shpërthyer në botë, por që ka prekur edhe Gjermaninë ka përparësi mbi çdo çështje tjetër në këtë kohë.

Merkel ka paralajmëruar se në varësi të situatës do të ndërmarrë edhe hapa të rinj për sigurinë e qytetarëve.

Një zëdhënës I qeverisë gjermane thotë se nuk parashikohen masa të reja, por “ka të bëjë me atë që duhet të bëhet në Gjermani tani për të ngadalësuar përhapjen e virusit dhe se si duhet të kontribuojmë të gjithë”.

Merkel kishte paralajmëruar disa herë që njerëzit duhet të mbanin më shumë distancë dhe të dilnin nga shtëpia vetëm për të bërë gjërat më të nevojshme. Përhapja e virusit duhet të ngadalësohet sepse sistemi shëndetësor përndryshe do të mbingarkohej me kujdesin e të infektuarve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura