Shpërthimi i COVID-19 mbylli bizneset, Bashkia e Pogradecit zeron tarifën vendore të subjekteve për muajin prill

Apr 9, 2020 | 13:34
SHPËRNDAJE

Ilir Xhakolli ka miratuar projektvendimin për zerimin e taksave vendore për muajin prill për të gjitha bizneset e mbyllura për shkak të situatës së shkaktuar nga COVID-19.

biznese
Foto Ilustruese

Burime për “Panorama Online” bëjnë me dije se këtu përfitojnë të gjitha bizneset, që janë urdhëruar të mbyllen nga udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë në qytet dhe njësitë administrative.

Gjithashtu sipas Kryetarit të Këshillit, Sotiraq Mangëri janë duke u zhvilluar diskutime me kryebashkiakun, Ilir Xhakolli se në varësi të situatës dhe kohëzgjatjes së saj do të bëhen edhe ulje të nivelit të tarifave vendore për muajt e ardhshëm.

Biznesi i mbyllur nuk do të paguajë asnjë tarifë vendore për muajin prill, ndërkohë që është përjashtuar edhe nga taksa e hapsirës publike për muajin Mars dhe Prill. Gjithashtu është vendosur që pagesa e tarifave të rinisë pas muajit qershor për këto biznese.

Për periudhën e sezonit veror ky Këshill do të bëjë të mundur edhe uljen e tarifave vendore për bizneset në mënyrë që ato të kenë mundësi të rimarrin veten pas pasojave që është duke lënë situata e virusit.

Nga ana e këtij këshilli është kërkuar që Disifektimi i qytetit të vijojë të  bëhet 1 herë në 2 ditë gjatë periudhës së karantimit. Ndërsa vetë këshilltarët do të jenë në kontakt me zonat e tyre për problematikat që ka komunitetin.

Nga ky vendim i këshillit në arkën e bashkisë Pogradec do të derdhen 1.3 milionë lek të reja më pak, ndërsa për muajit në vazhdim në rast të vazhdimit të një situate të tillë do të shikohet nëse do të zerohen sërish apo do të ketë vetëm ulje të tyre.

Këshilli Bashkiak i Pogradecit, me propozim kryetarit,

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura