Shpërthimi i bombolës, arrestohet pronari i lokalit në Pogradec

Feb 2, 2016 | 8:50
SHPËRNDAJE

Një ditë pas shpërthimit të bombolës së gazit në lokalin në Dardhas të pogradecit, që la rreth 30 persona të plag0sur, mes të cilëve 9 u dëguan rëndë në Tiranë, porlicia ka vënë në pranga pronarin e lokalit.

12659719_878987425547103_1759765798_nPolicia e Korçës njofton se ka bërë arrestimin në flagrancë të pronari i lokalit, në fshatin Dardhas. “Shtetasi Romario Muçka, 20-vjeç u arrestua i akuzuar për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” si edhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”- thotë policia.

qsutArrestimi i tij u bë pasi dje rreth orës 18.00, në Dardhas, në lokalin pronë e tij, ka shpërthyer një bombël gazi duke plagosur klientët.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” parashikuar nga nenet 91 e 282/2 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura