Shpërthimet në Krime/ Zelensky thirrje ukrainasve: Shmangni bazat ushtarake ruse

Aug 17, 2022 | 19:18
SHPËRNDAJE

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar ukrainasve që jetojnë në Krime që të shmangin bazat ushtarake ruse pas tre sulmeve në gadishull.

volodymyrzelensky1-500x2811-500x2811-500x281-500x281

“Mos iu afroni objekteve ushtarake të ushtrisë ruse,” tha ai në fjalimin e tij të fundit.

Rusia ka fajësuar ukrainasit për shpërthimet dhe më herët pretendoi se kishte arrestuar gjashtë anëtarë të një celule terroriste islamike.

Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet, por duke folur për to, një këshilltar kyç i presidentit tha se “Krimeja e pushtuar nga rusët ka të bëjë me shpërthimet dhe rrezikun e lartë të vdekjes për qytetarët”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura