Shpërthimet me tritol në Tiranë, shoqërohen për disa orë dy të afërm të Gjutës

Feb 26, 2015 | 16:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pas arrestimit te dy kusherinjve te Emirjon Gjutes, te arrestuarit qe shiti karten e telefonit qe do perdorej per shperthimin me tritol te “Vasil Shanto”, policia ka shpallur ne kerkim dy persona, te dyshuar si te perfshire ne atentatet me tritol ne Tirane, mes te cilave edhe hedhja ne ere e farmacise se babait te ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri.

Emirjon Gjuta

Sipas te dhenave te fundit mesohet se te kerkuarit e policise jane shtetasit Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka.

Sakaq, pas 12 orë shoqërimi, dy të aferm te tjere me Emirjon Gjuten, Muhedin Gjuta dhe Pajtim Gjuta jane liruar nga policia e Tiranes. Ata u shoqeruan ne cilesine e të dyshuarit për ngjarjet e 10 shkurtit, kur tre shpërthime me tritol tronditën Tiranën. 

“Shoqerimi i tyre eshte bere per llogari te hetimit te nisur per shperthimet me tritol ne Tirane dhe gjate paraditen eshte ekzekutuar edhe arrestimi i tyre” – thane burimet per “Panorama Online”. 

Ne kuader te hetimit te nisur per shperthimet me tritol, mesohet se jane gjithsej 15 persona te shoqeruar.

Babai i te ndaluarit: Policia, terror ne shtepi  

Selam Gjuta, vellai i njerit prej te ndaluarve

Në një intervistë për “News 24”, Selam Gjuta, babai i të ndaluarit Pajtim Gjuta ka treguar se policia ka ardhur në orën 01.00 të natës, me shumë makina, me maska dhe kanë terrorizuar gjithë familjen. 

Ai ka thënë se nuk ka dijeni për cfarë është arrestuar, ndërkohë që ka pranuar se i ndaluari Emirjon Gjuta, pronari i kartës së telefonit që u gjet në një nga shpërthimet me tritol në 10 shkurt, është i afërm i tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura