Shpërthimet e koronavirusit, ja qytetet evropiane që kanë forcuar masat

| 10:52
SHPËRNDAJE

Në Gjermani, sipas Institutit Robert Koch, Zyrat e Shëndetit Publik raportuan 870 infektime të reja me virusin Corona brenda një dite. Holanda, Franca dhe Anglia ashpërsojnë masat kundër Coronas.54342589_303

Për shkak të rritjes së madhe të numrit të infektimeve, shumë qytete evropiane kanë forcuar përsëri masat kundër virusit Corona.

Në Holandë, që nga e mërkura, në Amsterdam dhe Roterdam do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskave mbrojtëse të fytyrës në vende publike.

Në Francën veriore, jugore dhe qendrore, detyrimi për të mbajtur maskë do të zbatohet gjithashtu në shumë qytete, më e vonta nga java tjetër. Ashtu si në shtetet e tjera evropiane, edhe në Francë aktualisht po rritet me shpejtësi numri i infektimeve të reja.

Në veri të Anglisë, në disa qytete persona që vijnë nga familjeve të ndryshme nuk lejohen më të takohen në ambjente të mbyllura. Ministri i Shëndetësisë Hancock tha që ai po rivendoste rregullat me shumë keqardhje, sepse shumë njerëz nuk mbajnë më distancë të mjaftueshme.

Spanien Barcelona | Coronavirus | Restaurant (Getty Images/C. Maymo)

Në Gjermani, sipas Institutit Robert Koch, Zyrat e Shëndetit Publik raportuan 870 infektime të reja me virusin Corona brenda një dite. Kjo do të thotë që shifrat e infektimeve në ditë  mbeten në një nivel të lartë. Për shkak të rritjes së madhe të infektimeve me Corona, qyteti i Heide-s në landin e Schleswig-Holstein-it në veri të Gjermanisë rivendosi kufizimet e kontaktit një ditë më parë se sa ishte planifikuar fillimisht.

Në Hamburg, për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të rregullave të Coronas, që prej mbrëmjes është vendosur një ndalim për  shitjet e pijeve alkoolike pranë të gjitha zonave të rëndësishme të jetës së natës dhe të pijetoreve.

Gjykata Kushtetuese Federale ndërkohë ka hedhur poshtë një padi për trajtim me procedurë të përshpejtuar kundër kufizimeve ende të zbatueshme të Coronas. Një shtetas nga landi i Zarës dëshironte të rrëzonte me vendimin e gjykatës rregullat për ndjekjen e kontakteve dhe kërkesën për mbajtjen e maskës në situata të caktuara në landin federal të tij. DW

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.