Shpërthim në një pallat në Fier/ Dyshohet për lëndë plasëse në derën e një banese

Nov 26, 2021 | 22:06
SHPËRNDAJE

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fier. Sipas News24, shpërthimi është shënuar në një pallat në lagjien “8 shkurti”.

policia cerrik
Foto ilustruese

Nga informacionet paraprake, lënda plasëse ka qenë në derën e një banese në katin e katërt të pallatit.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur persona të lënduar. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura