Shpërthim në Mitrovicën veriore, një i paidentifikuar hedh bombë para një lokali

Feb 28, 2015 | 8:00
SHPËRNDAJE

Një person i panjohur sot në mëngjes ka hedhur një bombë dore në qendër të Mitrovicës Veriore. Nuk ka pasur të plagosur por vetëm dëme materiale.


Shpërthimi ka ndodhur në orën 06:30 në rrugën kryesore “Kral Petar Prvi” para një lokali, ëmbëltores pronari i të cilës është një goran.

Bomba ka dëmtuar 8 vetura të parkuar në afërsi, e xhamat e veturave kanë arritur në dritaret e disa banesave.

Policia e Kosovës ka bllokuar vendin e shpërthimit, transmeton Tanjug, përcjell Koha.net.

Në vendin e shpërthimit janë të pranishëm edhe pjesëtarë të KFOR-it.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura