Shpërthen zjarri në spital, detajet e para. Ja çfarë ka ndodhur

Dec 31, 2019 | 8:30
SHPËRNDAJE

Një zjarr shpërtheu mbrëmë vonë në një zyrë në spitalin e përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”-Shkup. Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, arsyet e shpërthimit të zjarrit dihen deri më tani.Spitali-8-Shtatori-780x439

“Është djegur zyra, hapësira arkivore, në spitalin e përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”-Shkup. Nuk ka pasur lëndime nga zjarri, ambientet e tjera nuk janë prekur dhe është shkaktuar vetëm dëme materiale. Zjarri është shuar nga ana e Njësitit të Zjarrfikësve”, thonë ata nga MSH.

Raportohet se shkaqet për shpërthimin e zjarrit do të bëhen të ditur nga institucionet kompetente./Telegrafi/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura