“Shpërthen” Valon Behrami: Mos më trajtoni si shqiptar, jam zviceran. Por himnin se ndjej

Mar 31, 2015 | 16:37
SHPËRNDAJE

“Nuk ka pakënaqësi në skuadër. Ne jemi një grup. Falë investimeve nga Federata Zvicerane e Futbollit jam bërë lojtari që jam unë sot. Kjo vlen edhe për Xherdan Shaqirin. Ne duhet të ndalemi dhe nuk duhet të flasim më për ‘kosovaro-zviceran’ apo për ‘zvicerano-zviceran’. S’nuk dërgon askund. Ne jemi zviceranë që luajmë për Zvicrën”.

Lajmi në mediat zvicerane

Kështu është shprehur mesfushori Valon Behrami, për gazeten zvicerane “laliberte.ch”, pas kritikave të bëra nga mbrojtësi i djathtë me prejardhje zvicerane, Stephen Lichtsteiner, i cili ka kritikuar lojtarët jo-zviceranë të skuadrës së Zvicrës. Behrami deklaroi se i vjen keq për shfrytëzimin nga ana e shtypit të asaj interviste “të famshme”. 

“Dhe unë mund t’ju siguroj se është shumë i fortë (grupi)!”, vijoi Behrami.

Futbollisti nga Kosova, Behrami u shpreh se në skuadrën zvicerane ka më shumë se duhet futbollistë emigrantë.

“Të dy shembujt tregojnë një gjë esenciale për mua: Zvicra është një vend që i jep një shans njerëzve emigrant”, tha ai. 

Behrami ka shtuar: “Ka edhe nje teme tjeter per te cilen dua te shprehem, per himnin. Nuk e kendoj per nje arsye qe eshte e qarte per mua. Kur luhet himni, nuk mund te ndjej te njejtat emocione qe mund te ndjejne lojtaret qe kane lindur ne Zvicer. I kam zili kur shoh se çfare efekti u ben himni”.

Në vjeshtë, Valon Berhani ka aprovuar nismen e ASF qe u ka ndaluar lojtareve te festojne golat qe shenojne me gjeste si formimi i shqiponjes me dy krere. “Kam qene 100% me ASF. Kjo ceshtje eshte zgjidhur, thote ai. Por nuk duhet harruar qe presioni i mediave te Shqiperise dhe Kosoves, qe ushtrohet mbi lojtaret e rinj eshte i madh”.

Në ekipin e Zvicrës janë gjithsej 6 futbollistë shqiptarë, mes tyre Behrami, Shaqiri dhe Xhaka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura