Shpërthen Tahiri: Do rri në qelinë më të largët të burgut dhe do pres drejtësinë, pastaj…

Oct 20, 2017 | 9:22
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Brendshem Saimir Tahiri ka deklaruar nga studio e emisionit “Opinion” se do vije edhe dita qe ai do merret me ata qe jane perfshire ne historine ku ai eshte perfshire keto dite.

Tahiri tha se do te rrije ne qeline edhe me te larget deri sa te zbardhet e verteta.

“Sot nuk është dita të merrem me kush ka rol në këtë histori, do të shkoj edhe në qelinë më të largët të burgut dhe do rri aty dri sa të zbardhet e vërteta”.

A është zoti Rama në këtë histori?

S’po largohem po kthej përgjigje, më intereson që im bir të rritet e të mos kthejë kokën mbrapa për babanë e vet, që familja ime të jetë e qetë, më inreresojnë që edhe kolegët e mi në parti ta kuptojnë të vërtetën.

Kush po tenton t’ju cojë në burg?

Mua më intereson e verteta.

Si do e provoni, nesër mund të arrestoheni?

Më intereson të dali e vërteta, s’më intereson fare e nëqoftë se ka njerëz që janë marrë me këtë punë. Nëse ka njerëz që janë marrë me këtë histori do vijë dita që do merrem unë me ta.

A ka njerëz që po kërkojnë t’ju nxjerrin nga politika?

Do sakrifikoja vetem për qetësine e familjes sime dhe për të vërtetën, s’më intereson fare kjo loja kukamshehti. Të jesh i bindur që do vijë dita ime të merrem me ta.

Pra e dini kush janë personat?

Dhe të jesh i bindur që unë sa kohë kam të vërtetën me vetën time, klollaj që një gënjeshtër sado e madhe të më dalë përballë.

A keni ju përgjime?

Unë kam vetëm veten time.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura