Shpërthen revolta e artistëve ndaj Kumbaros: Tërhiq ligjin e Kulturës ose jep dorëheqjen

SHPËRNDAJE

Pas Genc Fugës, një tjetër aktor ka dalë kundër ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro lidhur me ligjin e ri të Kulturës.

Neritan Liçaj i ka kërkuar publikisht ministres që të tërheqë projektligjin e përgatitur ose të japë dorëheqjen.

neritan licaj

“Ministre Kumbaro..terhiq ate projekt ligj te turpshem ose jep dorëheqjen”, shkruan Liçaj në faqen e tij në Facebook.

Në statusin e Liçajt ka shkruajtur edhe Eni Jani, bashkëshortja e Genc Fugës e cila kërkon “Une mendoj qe ne mbledhjen e neserme te vendosen pikat qe kerkon komuniteti kundrejt ministrise. Nese jo ateher vertet duhet te kerkohet doreheqja e saj”.

Reagimet e artistëve

Neritan Liçaj: Ministre Kumbaro..terhiq ate projekt ligj te turpshem ose jep doreheqjen.

Enerjeta Jani Fuga: Une mendoj qe ne mbledhjen e neserme te vendosen pikat qe kerkon komuniteti kundrejt ministrise. Nese jo ateher vertet duhet te kerkohet doreheqja e saj!

Shegushe Bebeti: Eni ne nuk vime dot se duhet te marrim leje dhe nuk kemi kujt ti marrim, por une JAM DAKORT ME ÇDO GJE QE DO TE VENDOSIN ARTISTET!

Enerjeta Jani Fuga: Kjo mbledhje eshte mbi cdo leje te marre nga drejtoria! Ti je artiste dhe smund te te ndalojne per nje interes te perbashket!

Shegushe Bebeti: Eni neser ne oren 10.30 kam shfaqje ne Teater dhe smund te marr leje sepse vine femijet e organizuar.Per ssnje arsye tjeter nuk do te mungoja, ti e di.

Anila Bisha: Neser Neri aty do jemi ne oren 11ne Akademi.

 

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakKrimet e Rënda lënë në burg Xhikën dhe dy zyrtarët, ata në gjyq...
Artikulli tjetërIsh-mesfushori i Partizanit pranë akordit me klubin italian: Futbolli në Shqipëri është në nivel të lartë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.