Shpërthen Rama: Me kë na krahasoni? Me Lulin, Petritin apo Ndocajn?

Jun 11, 2017 | 12:51
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama tha sot se ndryshe nga kundërshtarët e tij që kërkojnë votat, PS ka ekipin e duhur për të bërë shtet.

rama miting

Duke folur nga Rrogozhina ai u shpreh se as Basha, as Vasili dhe as Eduard Ndocaj nuk kanë ekip që të ketë dhënë prova se mund të qeverisin vendin.

“Programin e kemi, vizionin e kemi. Me kë skuadër na krahasoni ju? Me Lulin? Me Petrit Vasilin? Me Eduard Ndocajn? Me kë? Apo me ekipet e këtyre burrave? Cfarë ekipesh kanë këta? Ku i kanë ekipet? Ku i kanë njerëzit që kanë dhënë prova që dinë të bëjnë shtet? Ku i kanë njerëzit që kanë dhënë prova që dinë se çfarë janë financat publike? Nuk janë”, u shpreh Rama.

Sipas tij “prandaj miqtë e mi ndajeni mendjen. Na ndihmoni dhe më ndihmoni që të bëjmë shumë më tepër për ju. Kujt thotë që ne duam më shumë pushtet për vete, thojini se Luli do ishte në çadër tani dhe mezi do priste shiun se do kishte vdekur nga vapa”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura