Shpërthen raketa pas nisjes nga Toka, do të mbërrinte të martën në stacionin hapësinor

Jun 28, 2015 | 22:43
SHPËRNDAJE

Një raketë pa pilot e SpaceX në një mision rifurnizimin për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës shpërtheu këtë të diel vetëm disa minuta pas nisjes.

Foto e raketes pas shperthimit, foto marre nga “CNN”

Mediat amerikane shkruajnë se ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin e raketës të quajtur Dragon. Televizioni amerikan “CNN” shkruan se SpaceX do të kryejë një hetim të mbikëqyrur nga Administrata Federale e Aviacionit.

Ky ishte misioni i treti i rifurnizimit që dështojnë në muajt e fundit. Fluturimi dielës mbante më shumë se 2 ton mallra dhe ushqime për ekuipazhin. “Misionet më shumë ngarkesë janë planifikuar këtë verë, duke përfshirë fluturime ruse më 3 korrik dhe 22 korrik dhe një nisje japoneze më 16 gusht. Fluturimi i ardhshëm i SpaceX është planifikuar për 1 shtator”,-shkruan “CNN”. Ndërsa shton se tre astronautët e stacionit të hapësirës, dy rusë dhe Scott Kelly nga NASA, ishin enë në pritje të dërgesës SpaceX, e cila kishte për qëllim që të mbërrinte të martën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura