Shpërthen Prokurori i Elbasanit, i ‘tregon dhëmbët’ Arta Markut: Mos bëj qoka, unë nuk iki se…

Jan 9, 2018 | 16:36
SHPËRNDAJE

Me akuza të forta në adresë të policisë së Shtetit për presion të hapur dhe ndërhyrje të paligjshëm në punën e organit të akuzës dhe ndaj kryeprokurores së përgjithshme, Arta Marku ka reaguar prokurori i Elbasanit, Dritan Gina.

dritan-gina

Gjatë një konference për mediat, pak pas lajmit se kryeprokurorja ka vendosur largimin e tij nga kreu i prokurorisë Elbasan, Gina ka deklaruar se nuk do ta zbatojë një vendim të tillë, që sipas tij është tërësisht i paligjshëm, i pabazuar në asnjë ligj.

“Pas kundërvëniesh publike është gjetur mënyra më e mirë në lëvizjen e radhës, ky është sinjal për prokurorët që kushdo që i sulmon mund ta pësojë me vendin e punës. Prokurorja e përgjithshme e përkohshme ka vendosur të largohem pa asnjë tagër me bazë ligjore, vendimmarrja nuk bazohet në asnjë analizë pune dhe problematike, nuk ka kërkuar asnjë analizë dhe asnjë mbledhje për të parë problematikat e prokurorisë shqiptare sepse kjo nuk i intereson aspak”- tha ai.

Ai shtoi më tej se : Nuk dua të bëj analizën e vendimmarrjes së saj, por e vlerësoj të papërshtatshme. Unë  nuk e kam problem të largohem, jam i nderuar të jem në Tiranë, kam 15 vjet punë si prokuror, dhe nuk lejoj që karriera ime të vendoset nga një vendimmarrja që i takon vetëm KLD. Ky është një urdhër i paligjshëm, e refuzoj atë deri sa vendimmarrja të bazohet në ligj”.

Teksa i ka quajtur levizjet e bera nga kryeprkurorja si qoka, ai ka thene prere: “Nëse ajo do të bëhet kryeprokurore e përhershme s’mund ta bëjë me qoka, por me CV e saj”.

 

Akuzat ndaj policise 

Prokurori Gina e nisi fjalen e tij me akuza ndaj policise, duke u ndalur ne rastin e denocnimit te prokurores per zhdukjen e disa dosjeve te rendesishme ne Prokurorine e Elbasanit, ngjarja sipas tij teresisht e pavertete.

“Kallëzim i pabazë për humbje dosjesh, i pavërtetë. Situata precipitoi në atë pikë sa punonjës të policisë ushtruan kontroll në prokurorinë e Elbasanit. Këto janë veprime antiligjore të policisë dhe situata të tilla nuk do të tolerohen më, ku policia e shtetit bën presion në zyrat e prokurorisë”- tha ai

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura