Shpërthen predha luftarake në Sarandë, plagosen rëndë dy adoleshentë

Jul 11, 2015 | 20:36
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku dy adoleshentë janë plagosur pas shpërthimit të një predhe luftarake.

Foto Ilustruese

Mësohet se të plagosurit janë K.M. 16 vjeç dhe A.K. 17 vjeç. Dy adoleshentët e kishin gjetur predhën kundërajrore në breg të detit dhe po tentonit që ta hapnin me torno.

Në një moment predha ka shpërthyer pjesërisht, pra vetëm pjesa e diskut, duke i lënë të plagosur dy adoleshentët.

Policia tha se ata kishin dalë të mblidhnin skrap kur gjetën predhën kundërajrore. Ata kanë marrë dëmtime të rënda në gjymtyrët e poshtëm dhe janë dërguar në spital. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura