Shpërthen Pëllumb Xhufi: Skandal, turp e poshtërim që s’ka koordinim Meta- Bushati

Feb 22, 2018 | 16:57
SHPËRNDAJE

Historiani Pëllumb Xhufi e cilëson një skandal mungesën e koordinimit mes institucionit të Ministrisë së Jashtme dhe Presidentit të Republikës për marrëveshjen e re me Greqinë.

Pëllumb Xhufi
Pëllumb Xhufi

Në një prononcim për “Panorama”, Xhufi shpreh pakënaqësi të madhe ndaj klasës politike për mungesën e një komunikimi korrekt institucional që njollos edhe Shqipërinë përpara partnerëve ndërkombëtarë.

“Ky është një turp i madh, që nuk ka asnjë koordinim mes institucioneve. Është një skandal, një ulje dhe një poshtërim i politikës shqiptare ndaj të gjithë popullit. Është një nga turpet e shumta, që bën politika shqiptare që nuk arrin të merren institucionet vesh me njëra-tjetrën, aq më tepër kur bëhet fjalë për çështje të tilla. Dhe në këtë mënyrë na nxjerrin ne si njerëz të periudhës së neandertalit”, thekson Xhufi për “Panorama”.

Indinjata e Xhufit vjen pas një përplasjeje të vazhdueshme institucionale që ka ndodhur mes qeverisë dhe Presidencës, lidhur me plotfuqishmërinë e grupit negociator për marrëveshjen e re me Greqinë.

DEBATI

Pas takimeve të shumta dy palëshe Shqipëri-Greqi, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, nga kreu i shtetit Ilir Meta në 12 shkurt dhënien e autorizimit për të nisur negociatat me Greqinë.

Lidhur me këtë kërkesë, Presidenti Meta, përgjatë gjithë javës që lamë pas, zhvilloi takime konsultuese me të gjithë paraardhësit e tij, duke përfshirë edhe dy drejtuesit e Komisionit të Jashtëm në Kuvend, Mimi Kodheli dhe Tritan Shehu.

Në përfundim të këtyre konsultimeve, Meta vendosi të kërkojë plotësimin e të paktën tri kushteve për dhënien e autorizimit për negociatat me Greqinë. Për këtë çështje, kreu i shtetit u shpreh publikisht dy ditë më parë kur theksoi se objekti i kërkesës së hartuar nga Ministria e Jashtme nuk ishte i saktë.

Gjithashtu, Presidenti shprehu shqetësimin e tij për mungesën e emrave të negociatorëve, përfshirë edhe kryesuesin e negociatave si dhe metodologjinë që do të përdorej për matjen e kufijve detarë.

Historiani Pëllumb Xhufi: Ja pse jam kundër varrezave greke në Shqipëri

Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se ngritja e varrezave greke ka nënkuptim dhe nuk bëhen pa qëllim nga pala greke, që siç thotë ai, në marrëveshje merren vesh edhe me opozitat.

xhufi

Ti pyet njeriun që ka qenë kundër këtyre varrezave sepse e kuptoj nëntekstin të shtrirë në një vijë virtuale kufiri ku nuk të njihet akoma kufiri de jure sipas protokollit të Firences. Të ngresh varreza monumentale…të shkosh në Këlcyrë të mbeten vetëm varrezat e ngritura nga socialistët në 2004-n me heshtjen e opozitës. Ti e di, ata merren vesh edhe me opozitat. Ti e di çfarë nxori Wikiliks, për marrëveshjen e detit që thoshin që të mos e marrin vesh amerikanët”, deklaroi historiani Xhufi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura