Shpërthen në lëvizje e sipër një automjet në Kamëz, shkak dyshohet rrjedhja e gazit. Familja me katër anëtarë përfundon në spital

Dec 8, 2022 | 22:57
SHPËRNDAJE

Një automjet ka shpërthyer në lëvizje e sipër mbrëmjen e sotme në zonën e Institutit në Kamëz. Sipas policisë shkak dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit.

-1200-630-7m

Për pasojë janë dëmtuar katër anëtarët e familjes që po udhëtonte me këtë automjet. Ata kanë marrë ndihmën e para mjekësore dhe më pas janë larguar për në banesë.

“Më datë 08.12.2022, në orën 21:45, në Institut, afër rrethrrotullimit, automjeti me drejtues shtetasin O. N., banues në Kamës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer në lëvizje e sipër. Në automjet udhëtonin së bashku me drejtuesin e automjetit edhe bashkëshortja shtetasja M. N., me dy fëmijët tyre të mitur.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë jashtë rrezikut për jetën  të katër personat që ndodheshin në automjet dhe pas marrjes së mjekimit janë larguar në banesë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga rrjedhja e gazit të makinës, si pasojë e një defekti në impiantin e gazit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura