Shpërthen menaxheri i Robin Krasniqit: Kemi dyshime në procesin e kontrollit të dopingut, presim që rezultati të ndryshohet

Oct 27, 2021 | 10:22
SHPËRNDAJE

Boksieri shqiptar Robin Krasniqi humbi titullin e tij IBO këtë muaj në duelin e humbur ndaj rivalit gjerman Domonik Boesel.
boesel

Humbja revoltoi së tepërmi 34-vjeçarin i cili pas duelit shpërtheu në akuza për manipulim të ndeshjes. Në dispozicion të Krasniqit u vendosën dhe 1 milionë euro nga sponsorët e tij për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje.

Megjithatë, akuzat nga pala e boksierit shqiptar mesa duket nuk kanë fund. Vetë menaxheri Luan Dreshaj në një prononcim për ‘’Klan Kosova’’ i cili akuzon Boesel dhe për doping.

“Gjithsej Bosel ka pasur 29 goditje ilegale te Robini, çka është një skandal tepër i madh, kam diskutuar edhe me gjyqtarin që ka qenë në ring, është dashur që me kohë që t’i tërheq vërejtjen, por shihej se nuk dëshironte që ta bënte.

Është shumë e çuditshme se si Boesel ju ka mbijetuar disa goditjeje, të cilat një vit më para ka rënë në tokë, ka pësuar një nokaut, kemi dyshimet e mia dhe të gjithë, me procesin e kontrolleve të dopingut, kemi dyshime të mëdha, edhe ato i kemi përfshi në ankesën nëntë faqe që e kemi dorëzuar tek Federata e Boksit Gjerman.

Ankesën e parë e kemi bërë brenda 24 orëve, teksa ankesën e dytë e kemi bërë brenda 48 orëve me detaje me nëntë faqe, të premten e kaluar, do të thotë çdo gjë në afatin e duhur, nëse ata në një afat prej 10-14 ditësh nuk e ndryshojnë rezultatin, ne do të ngremë pad”, deklaroi Dreshaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura