Shpërthen ish-deputetja, i përgjigjet Berishës: Ja gabimi i vetëm i Sokol Olldashit

Sep 14, 2017 | 15:02
SHPËRNDAJE

Me tone të forta, ish-deputetja demokrate Mesila Doda, sot numri dy i PDIU-së ka reaguar publikisht, për garën në PD dhe lakimin e emrin të ish-ministrit te ndjere, Sokol Olldashi.

olldashi

Sipas saj, ‘Gabimi i Sokol Olldashit ishte vetem nje. Besoi se gara ne partine e tij do ishte e ndershme dhe e paanshme”.

Postimi i Mesila Dodës

Gabimi i Sokol Olldashit ishte vetem nje. Besoi se gara ne partine e tij do ishte e ndershme dhe e paanshme.

Gara e dikurshme ishte thelbesisht e manipuluar dhe e njeanshme, deri ne telefonata personale tek kryetaret e antaret e PD dhe per fat te keq vazhdon te jete e njeanshme edhe sot…

Nuk di ç’vlere ka tani ky debat???? Tani çfaredo te thuhet apo te perpiqet te zbukurohet eshte e pamundur… e verteta eshte para syve te te gjitheve. Paaftesia dhe egoizmi kane zene vend ne krye e nuk shkulen me.

Deklarata e Berishes per Olldashin 

Sokol Olldashi ka qenë një nga njerëzit më të zgjuar në drejtimin e PD. I ndjeri bëri një gabim të madh që më çuditi. Unë kam strukturat tha, ky (Basha) tha unë kam anëtarësinë.

Mirëpo i ndjeri Sokol nuk e realizoi që strukturat drejtuese të partisë nuk ishin më ato që i donte anëtarësia, sepse në humbje anëtarë dhe militantët e thjeshtë të parin që akuzojnë janë drejtuesit lokal dhe me radhë. Ky ishte faktori përcaktues i asaj gare. Edhe unë u çudita, pse e bëri këtë zgjidhje, e bëri vetë.

Ai i njihte strukturat në mënyrë të shkëlqyer, Sokoli, por  nuk ishin ato që të bënin kryetar. Ato ishin ato të cilat anëtarësia i akuzonte si përgjegjëse për humbjen. Aq më tepër kur unë dhashë dorëheqjen.

Në kushtet e dorëheqjes time, anëtari më i thjeshtë thoshte kur ky (Berisha) dha dorëheqjen, ky duhet të ikë një minutë e më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura