Shpërthen gazi afër çerdhes tek “Ali Demi” në Tiranë, reagon policia: Dyshohet të…

Aug 16, 2018 | 10:08
SHPËRNDAJE

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në afërsi të çerdhes nr.14 në Tiranë.

Sipas informacioneve të para që janë bërë publike, mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Ali Demit”, ku ka shpërthyer gazi.

policia-e-tiranes1-e1447873927320

Pas shpërthimin, forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar për të fikur flakët. Po ashtu dhe policia ndodhet në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i policisë

Informacion Paraprak

Më datë 16.08.2018, rreth orës 04:57, në rrugën “Aldi Demi”, në një dhomë e cila shërbente si magazinë për një çerdhe ka patur rënie zjarri.

Zjarri është fikur dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale.

Paraprakisht zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombël gatimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura