Shpërthen fabrika e prodhimit të armëve në Beograd, raportohet për viktima dhe persona të zhdukur. Xhamat e dritareve të banesave thyhen nga detonimi (VIDEO)

Nov 23, 2021 | 16:56
SHPËRNDAJE

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë të prodhimit të armëve në Leshtane të Beogradit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të pasdites së sotme dhe nga mediat e huaja raportohet për të paktën 2 viktima.

beograd

Gjithashtu raportohet se si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të lënduar edhe 15 persona të tjerë.

Ekipet e kërkim-shpërthimit janë vënë në kërkim të punonjësve të fabrikës EdePro, që prodhojnë armë, të cilët po konsiderohen të zhdukur. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, shpërthimi ishte tepër i fuqishëm dhe u dëgjua në të gjithë zonën. Madje si pasojë e valës shpërthyese u thyen xhamat e disa banesave në Beograd.

Deri më tani ekipet e kërkim shpëtimit kanë mundur të nxjerrin një punonjës të gjallë nga rrënojat, ndërkohë që po vijon puna për shpëtimin e të mbijetuarve të tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura