Shpërthen depoja e armëve pranë kompleksit presidencial në Jemen, raportohet për 15 të vrarë (FOTO)

Apr 20, 2015 | 19:23
SHPËRNDAJE

Një sulm ajror pranë një depoje armësh në Siri ka shkaktuar një shpërthim masiv, duke shkatërruar ndërtesa shumë larg vendit të ngjarjes dhe per pasoje, vdekjen e disa personave. Sipas mediave botërore shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka shkaktuar frikë për jetën tek qindra banorë të zonës, ndërsa ende nuk raportohet për një numër të saktë të viktimave.

Foto nga shperthimi i ndodhur ne depon e armeve

Sipas “BBC” shpërthimi ndodhi në zonën FAJ Attan të kryeqytetit, pranë kompleksit presidencial.

Ndërsa sipas agjencisë së lajmeve “Reuters” ishte shpërthimi më i madh në më shumë se tri javë nga bombardimet koalicionit. “Fëmijët e mi janë të tmerruar dhe një nga të afërmit e mi ra të fikët për shkak të forcës së shpërthimit.”.-citohet të ketë thënë një dëshmitar afër zonës së shpërthimit.

Foto pas shperthimit

Një raport i pakonfirmuar në rrjetin televiziv al-Masirah, tha se të paktën 15 njerëz janë vrarë.

Ndërkohë, një korrespondent i ‘BBC’ në qytetin e Adenit thotë se spitalet e saj nuk kanë furnizimet me medikamente dhe gjak për të trajtuar pacientët.
 

Orla Guerin thotë se ekipet mjekësore në qytet janë ankuar se pacientët janë duke vdekur për shkak të mungesës së pajisjeve. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura