Shpërthen cisterna e karburantit, të paktën 50 persona kanë humbur jetën

Dec 14, 2021 | 18:19
SHPËRNDAJE

haitiTë paktën 50 persona kanë humbur jetën në Haiti pas shpërthimit të një cisterne karburanti.

Autoritetet policore kanë njoftuar se automjeti që transportonte benzinë u përfshi nga flakët, ndërsa një pjesë e personave që gjendeshin aty, u përpoqën ta ndalonin rrjedhjen e karburantit.

Spitalet janë të stërmbushura me pacientë, ndërsa numri i viktimave mund të rritet. Kryeministri i Haitit, Ariel Henry, ka shpallur tri ditë zie.

© Panorama.al

Te lidhura