Shpërthen bombula e gazit, plagosen 3 anëtarë të një familje në Vlorë

Dec 31, 2015 | 10:47
SHPËRNDAJE

Viti i ri për një familje në Vlorë nuk do të jetë i gëzuar. Bombola e gazit u ka prishur fundvitin familjes Habilaj e cila ka shpërthyer këtë mëngjes dhe ka lënë tre të plagosur rëndë.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gjorm të Vlorës.

Sipas policisë, të plagosur kanë mbetur bashkëshortët Zydi dhe Lena Habilaj, si dhe vajza e tyre.

Ata janë dërguar në spitalin e Vlorës, dhe sipas burimeve spitalore kanë djegie të shumta në trup.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura