Shpërthen bombola e gazit në Kumanovë, 3 të vdekur e 6 të plagosur

Feb 23, 2020 | 12:22
SHPËRNDAJE

Një bombol gazi ka shpërthyer këtë mëngjes në një shtëpi në fshatin Romanocë të Kumanovës  duke shkaktuar më pas një zjarr të madh dhe si pasojë ka lënë 3 të vdekur dhe 6 të plagosur.

bombol

Sipas informacioneve fillestare nga MPB, tre persona vdiqën në vend dhe gjashtë përfunduan me lëndime të rënda. Ata janë transferuar në spitalin e Kumanovës, por për shkak të seriozitetit të plagëve do të dërgohen në Qendrën e Urgjencës në Shkup.

Aktualisht një prokuror publik dhe një ekip nga SPB Kumanovo po kryejnë inspektime në terren.

Më shumë informacion mbi vendin e ngjarjes dhe shëndetin e të dëmtuarve do të postohen gjatë gjithë ditës. /Alsat-m/

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura