Shpërthen Blushi: Rama e Basha kërkojnë patericën e Metës. LSI çon natën protestues në cadër

Feb 23, 2017 | 20:30
SHPËRNDAJE

Deputeti Ben Blushi nga foltorja e Kuvendit ka theksuar se partitë politike dine te bejne me mire imitimin e njera tjetres, dhe se çadrizmi eshte kthyer ne nje metode qe te shkaterrohet me ngadale Shqiperia.

Deputeti i PS, Ben Blushi, duke folur gjate nje seance parlamentare1

Pjese nga fjala e Blushit:

Kishim një situatë të ngjashme disa vjet më parë kur bulevardi i Tiranës u bllokua me javë, jemi ende aty sot.

Jemi kthyer në të shkuarën.

Tirana është serish e bllokuar,si para shtatë vitesh dhe konflikti politik mbi zgjedhjet, nga tavolina është shtrirë në bulevard.

Aftësia e Rilindjes dhe e Partisë Demokratike për të na kthyer pas në kohë është perfekte.

Madje është e vetmja gjë që dinë të bëjnë përsëmbari.

Ato të dyja e kanë kthyer në art nëvojën për të shkaktuar dëm.

 

Më vjen mirë sot që nuk kam qenë në asnjërën nga dy cadrat dhe nuk kam qenë asnjëherë çadrist.

Nuk isha në çadrën e vitit 2010 dhe nuk jam në çadrën e vitit 2017. Koha më dha të drejtë.

Dua të shpjegoj sot për shqiptarët ku qëndron ngjashmëria mes dy çadrave.

Asaj të vitit 2010 dhe kësaj të vitit 2017.

Atëherë të pasurit pa pushtet protestonin kundër të pasurve në pushtet, sot të pasurit jashtë pushtetit protestojnë kundër të pasurve me pushtet.

Kjo është çështja.

Atëhere ishte në rrezik karriera e Edi Ramës, që kishte humbur zgjedhjet, sot është paniku i Lulzim Bashës nga humbja e zgjedhjeve që ka ngritur këtë çadër.

Atëhere ishte Sali Berisha në ballkon dhe Edi Rama në çadër, sot është Edi Rama në ballkon dhe Sali Berisha në çadër.

Atëhere ishte nevoja për të bindur Sali Berishën të nxjerrë nga kryemnistria Ilir Metën, sot është nevoja për ta futur Ilir Metën në çadër.

Duket në mënyrë cinike dhe qesharake njëkohesisht sikur dy partitë e vjetra të Shqipërisë, që në fakt janë çalamane, futen në greve për një patericë. Asnjëra nuk vjen dot në pushtet me kembët e veta dhe kërkojnë patericën e ILir Metës.

Shikoni sa qesharake. Behet greve për një patericë.

Por paterica, si të gjitha patericat, kalon nga dora në dorë. Ajo ka aftesinë të përdoret edhe kur pronari vdes.

Edhe sot paterica e LSI është natën me protestën, ditën me qeverinë.

Natën çon protestues në çadër, ditën del kundër çadrës.

Paterica do vazhdojë të zëvendesojë kembën e munguar të popullit. Ky është misoni i saj. Populli shqiptar nuk sjell në pushtet as Rilindjen as PD, por paterica e luan këtë rol, ajo ka vendosur të zëvendësojë popullin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura