Shpërthen aktori i njohur: Askush nuk e çan t*apin, zyrtarët mendojnë me kë do bëjnë qejf sonte (E PLOTE)

Feb 13, 2018 | 10:02
SHPËRNDAJE

Nderkohe qe zien debati mes artisteve dhe Ministrise se Kultures per godinen e re te Teatrit Kombetar dhe jo vetem, dhe nderkohe qe artistet presin ne bisedime ministren Kumbaro, sot aktori i njohur Bujar Asqeriu ka shperthyer me nje deklarate te forte.

artistet proteste

“Artisti më i mirë merr një rrogë sa nëpunësja më e ulët e shtetit. Zoti i paftë ata që vjedhin, ia kam lene Zotit”- ka thene ai, duke shtuar se “nga jeta ikën artistët më të njohur dhe askush nuk e çau trapin për ta”.

Asqeriu ne deklaraten e bere per mediat jashte ambienteve te teatit, kujtoi te madhin Bujar Lako, qe jetonte në një dhomë 50 metra katror dhe askush nuk u kujtua.

“Ky vend qeveriset nga hajdute, qe vjedhin edhe 100 lekeshin e dosjeve dhe stilolapsave
dhe ne na hedhin nje kocke dhe tallen me ne”- tha ai. 
Deklarata e plotë

Si duket refleksionet që vijnë nga Qeveria dhe ministrja jonë e nderuar janë të vakta dhe të pafuqishme dhe mos të them të ftohta. Këta duket që nuk e din se çfarë është artisti. Në thelb nuk e dinë se çfarë është artisti. Një artist i joni, më i  mirë i  joni, merr rrogën më të ulët se një nëpunëse thjeshtë e ministrisë së Kulturës. Domethënë ky është vlerësimi që i bën shteti shqiptar, që u bënë gjithë këtyre artistëve që luftojmë me mund, me gjak dhe me djersë në skenë.

Jo me kot kolegët tanë të nderuar, artistët tanë të mëdhenj, ikën nga kjo botë në moshën më të re dhe askush nuk pyeti për ta, askush nuk u kujdes për ta, askush nuk e çau trapin për ta. Dhe ata ikën me një barrë pengjesh në shpirt dhe këto pengje të tyre ne duhet ti ngremë me të madhe. Mos të them që Bujar Lako jetonte në një shteti 50 metra katror, artisti ynë i madh, kurse qeveritarët tanë kanë vila nga 5 milionë, nga 10 milionë euro. Kjo është drama e madhe pasi vendin e udhëheqin hajdutët. Këtë vend e drejtojnë hajdutët, prandaj nuk mbeten lekë për artistët, nuk ka lekë për teatrin dhe ne va fusin në vrimën e miut atje tek hidrocentrali.

Edhe lekët për një dosje i marrin, edhe 100 lekë për një dosje e marrin e fusin në llogari. Edhe për stilolapsin i marrin lekët. Nuk lenë lekë në këmbë, kjo është administrata jonë të nderuar. Nga njëherë them pse po flas, a më dëgjon njeri. Nuk na dëgjon askush. Them a përmbysë kjo hajdutëri?

Por ne kemi të drejtën legjitime të Zotit dhe Zoti i paftë ata, dhe fëmijët e tyre. Ne kaq kemi të themi vetëm mendimin tonë. E kuptoj që ata e do të talën me, që do të nxjerrin gjuhën kur të kalojmë ne. Ata mendojnë vetëm tre gjëra: sa do të fitojnë sot, me kë do hamë drekën dhe darkën dhe me kë do bëjnë qejf sot. Ky është trekëndëshi i jetës së tyre. Nuk mendojnë asgjë tjetër. Këto ishin ndjesitë e mia. Ne me aq sa kemi fuqi, ta mbrojmë punën tonë. Të mos harrojmë Agim Qirjazin, të mos harrojmë lotët e tij kur qau dhe tha: të mos e harrojmë Teatrin Kombëtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura