“Shpërthejnë” sulmuesit e Kukësit, Duro debuton me fitore. Trajneri projekton formacionin kundër Partizanit

Aug 14, 2019 | 10:58
SHPËRNDAJE

Kukësi fiton bind shëm miqësoren e parë nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Duro. Plot katër gola dhe me sulmuesit që bindin në testin kundër ekipit shqiptar të Vëllazërimit të Kërçovës, që militon në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut. Trajneri Duro hodhi në fushë formacionin më të mirë për momentin, që me shumë mundësi do ta provojë edhe në finalen e Superkupës ndaj Partizanit më 18 gusht.

68505020_1838152092996796_3955691044556767232_n

Vasil Shkurtaj dhe Vesel Limaj realizuan në pjesën e parë, ndërsa vendësit u përgjigjën me Adilin në fundin e këtij fraksioni. Lojtari i Vëllazërimit ngushtoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, por në 45 minutat e dyta Mirlind Daku dhe Markovanbasten Çema i çuan shifrat në 4-1.

Trajneri Duro e rreshtoi ekipin me skemën 4-2-3-1, teksa në fushë kishte shumë debutues, duke filluar nga portieri Avdyli. Në mbrojtjen me katër luajtën Edis Maliqi nga e djathta, Olsi Teqja dhe Bruno Lulaj në qendër, si dhe Emiljano Musta në të majtë. Përpara mbrojtjes u rreshtua Vesel Limaj dhe Besar Musolli, ndërsa nga krahët Enis Gavazaj dhe Valon Ethemi mbështetnin Vasil Shkurtajn e vetëm në majë. Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Xhika, Kitanovski, Daku, Selimi, Kamara, Domi, Hallaçi dhe Çajani.

duro

TRAJNERI

I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, trajneri Duro u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në këtë test të parë, që ishte si provë gjenerale para Superkupës së Shqipërisë. “Në përgjithësi ishte një ndeshje pozitive. Ekipi më pëlqeu, sepse gjatë gjithë ndeshjes pati një ritëm loje. Megjithatë, temperaturat e larta ndikuan jo pak, pasi ishte vërtet shumë vapë. Po mendojmë për ndeshjen e Superkupës”, ka thënë shkurtimisht Duro, i cili është i shqetësuar për faktin se lojtarët e pritur nga merkato po i bashkohen vonë ekipit. Megjithatë, të dielën do të konfirmohet forca e Kukësit edhe me grupin aktual, edhe pse ndryshimet kanë qenë të shumta.

SKERDILAID SULOZEQI

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura