Shpërthejnë kritikat, klubi futbollit zëvëndëson tifozët me kukulla seksi. Mbanin logo me faqet pornografike

May 18, 2020 | 12:20
SHPËRNDAJE

Një sfidë për klubet e futbollit është fakti se nëse ndeshjet fillojmë me stadiume boshe, si mund të përmirësohet atmosfera.

Sidoqoftë, klubet nuk do të nxitojnë të ndjekin shembullin e FC Seoul.

Klubi i futbollit i Koresë së Jugut vendosi në stadiume kukulla seksi në vend të tifozëve.

Klubi reagoi pas kritikave të shumta, duke thënë se ishin më shumë manekinë sesa kukulla seksi. Ndërsa nuk pranuar që kukullat u morën nga kompani që prodhojnë lodra seksi.

Disa prej tyre mbanin shenja që reklamonin faqe pornografke, pavarësisht se pornografia është e ndaluar në Korenë e Jugut.

Prodhuesi i manekinëve tha për BBC se i kërkuan falje FC Seuol.

Por gjithashtu theksuan se kukullat ishin thjeshtë manekinë.

Klubi luajti të dielën ndeshjen e parë pas sezonit K League.

Stolat ishin të zbrazët, një nga masat e ndërmarra për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Kështu që përpara ndeshjes, një kompani e quajtur Dalcom ofroi të mbushte disa nga vendet e zbrazëta dhe klubi ra dakord.

Në total, kishte 30 manekinë, 28 prej tyre femra dhe dy prej tyre meshkuj. Por tifozët që panë ndeshjen në internet thanë se manekinët dukeshin si kukull seksi dhe disa prej tyre reklamonin faqe pornografike.

Kritikat bënë që klubi futbollit të kërkonte falje në Instagram dhe Facebook.

Dalcom tha që reklamat vinin nga një kompani lodrash seksi që dëshironte të bënte fotografi të manekinëve para ndeshjes.

“Ata ishin menduar ti hiqnin të gjitha logot para se të fillonte ndeshja,”– tha për BBC drejtori i Dalcom, Cho Cho-june. “Por kishin mbetur disa shirita që u kapën nga syri i publikut.”

Zyrtari i FC Seoul, Lee Ji-hoon u shpreh për BBC se nuk bëri një kontroll të punës së Dalcom dhe nuk e dinte që punonin për industrinë e seksit.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura