Shpërndarja e mandateve të deputetëve/ Manjani: Nuk është korrekte të komentohet një vendim ende i paarsyetuar i Gjykatës Kushtetuese

Jul 1, 2021 | 18:09
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani të enjten ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar pikën 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor, me argumentin si të papajtueshëm me Kushtetutën.

ylli-manjani-650x373

Në një shënim të shkurtër në rrjetin social Facebook, Manjani thekson se nuk është profesionalisht korrekte të komentohet një vendim ende i paarsyetuar i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, gabimi në koment mund të jetë shumë i madh, nëse nisemi thjesht nga dispozitivi i vendimit.

Deri tani dimë se Gjykata ka shfuqizuar pikën 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor. Por ai nen ka edhe 3 paragrafë të tjerë që nëse lexohen pa pikën 3, del që listat nuk janë të hapura 100%, siç nxitojnë komentuesit publikë”, shkruan Manjani.

Ai, nënvizon se heqja e pikës 3, i mbyll listat me 100%.

“Ja pra një gabim që bëhet nga leximi i cunguar”, shkruan ai.

Manjani thekson se gabimi i dytë i madh është tendenca për ta zbatuar këtë vendim mbi rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

Është gabim ky arsyetim sepse ne ende nuk e dimë vullnetin e Gjykatës për t’i dhënë apo jo fuqi prapavepruese vendimit të saj. Zakonisht vendimet e Gjykatës nuk kanë fuqi prapavepruese”, shkruan ai.

Ndaj të mos nxitohemi. Të presim zbardhjen e atij vendimi. Përndryshe gabimet janë të pashmangshme. Janë gabime që keqorientojnë opinionin publik, për fat të keq”, thekson më tej, ish-ministri.

Shënimi i plotë:

Në përgjigje të interesit të gazetarëve për çështjen e vendimit ende të paarsyetuar të Gjykatës Kushtetuese për nenin 163.3 të kodit Zgjedhor.

******

Nuk është profesionalisht korrekt të komentohet një vendim ende i pa arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese.

Gabimi në koment mund të jetë shumë i madh nëse nisemi thjesht nga dispozitivi i vendimit.

Deri tani dimë se Gjykata ka shfuqizuar pikën 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor. Por ai nen ka eehe 3 paragrafë të tjerë që nëse lexohen pa pikën 3, del që listat nuk janë të hapura 100%, siç nxitojnë komentuesit publike.

Përkundrazi heqja e pikës 3, I MBYLL listat me 100%.

Ja pra një gabim që bëhet nga leximi i cunguar.

Gabimi i dytë i madh është tendenca për ta zbatuar këtë vendim mbi rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Është gabim ky arsyetim sepse ne nede nuk e dimë vullnetin e Gjykatës për ti dhënë apo jo fuqi prapavepruese vendimit të saj. Zakonisht vendimet e Gjykatës nuk kanë fuqi prapavepruese.

Ndaj të mos nxitohemi. Të presim zbardhjen e atij vendimi.

Përndryshe gabimet janë të pashmangshme.

Janë gabine që keqorientojnë opinionin publik, për fat të keq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura