Operacioni/ Shpërndante lëndë narkotike afër shkollave dhe qendrave të internetit, arrestohet vlonjati 41 vjeçar. U denoncua nga banorët

Oct 9, 2019 | 17:12
SHPËRNDAJE

Një 41 vjeçar që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në qytetin e Vlorës është arrestuar nga policia.

e96b0872-3485-471d-87c2-fab6abc239cf

Operacioni antidrogë “PlayStation” bëri të mundur sekuestrimin e 56 dozave lëndë narkotike kanabis sastiva.

Policia njofton se 41 vjeçari u arrestua pasi shpërndante drogën në afërsi të shkollave dhe qendrave të internetit.

Njoftimi:

Shpërndante lëndë narkotike në qytet, vihet në pranga nga policia autori kryesor dhe procedohet penalisht një tjetër.

Sekuestrohen 56 doza me lëndë narkotike kanabis sativa.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Policisë së Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave dhe qendrave të internetit, menjëherë organizoi punën me qëllim kapjen e tij.

Në bazë të këtij operacioni, falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, në një nga rrugicat e lagjes “Partizani” u bë kapja në flagrancë e shtetasit M. V., 41 vjeç, banues në këtë lagje.

Pas kontrollit personal dhe kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 56 doza me lëndë narkotike të dyshuara kanabis.

Gjithashtu, në distancë të afërt, shërbimet kapën dhe shtetasin R. Xh, 23 vjeç, ku pas kontrollit personal iu gjet një dozë kanabisi, e cila dyshohet të jetë shitur nga shtetasi M. V. Ky shtetas u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura