Shpërndante kokainë dhe heroinë në qytet, arrestohet 41-vjeçari

Feb 14, 2020 | 9:14
SHPËRNDAJE

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë mëngjesin e sotëm në Elbasan, pasi akuzohet se shpërndante drogë të forta në doza të vogla.

Sipas policisë 41-vjeçari ka qenë duke lëvizur me një automjet në momentin që është ndaluar e më pas arrestuar nga policia. Pa kontrollit fizik dhe në automjet,  u gjetën doza me heroinë dhe kokainë.

pranga afgani
Foto ilustrim

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “.

Njoftimi i plotë i policisë:

Goditet një rast i shpërndarjes të drogave të forta në doza të vogla.

Në pranga 41- vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohet lënda narkotike dhe automjeti me të cilin lëvizte autori.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

  1. M., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me heroinë dhe kokainë, si dhe automjetin me të cilin ai lëvizte.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura