‘Shpërndan ndihma e mbledh karta ID’, Këlliçi denoncon drejtorin e Ndërmarrjes Shtetërore të Transportit

Mar 31, 2021 | 13:20
SHPËRNDAJE
Fatmir Cibaku
Fatmir Cibaku

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka denoncuar drejtorin e Ndërmarrjes Shtetërore të Transportit “Misto Mame”, se po shpërndan ndihma dhe “mbledh karta identiteti” në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit, në kundërshtim me ligjin.

“Edhe sot në orën 11:00, në orar zyrtar pune, ndodhej në zyrën elektorale të PS, në kundërshtim me ligjin që ndalon funksionarët publikë të marrin pjesë në aktivitete politike gjatë orarit të punës”, shkruan Këlliçi në një postim në rrjetet sociale.

POSTIMI I PLOTE

Fatmir Cibaku është drejtori i Ndërmarrjes Shtetërore të Transportit “Misto Mame”. Një tjetër kamikaz i dëshpëruar i Rilindjes, parazit administrate me rrogë. Po shpërndan ndihma e mbledh karta identiteti në zonën e ish zjarrfikseve, pas shkollës “Musine Kokalari”.

Edhe sot në orën 11:00, në orar zyrtar pune, ndodhej në zyrën elektorale të PS, në kundërshtim me ligjin që ndalon funksionarët publikë të marrin pjesë në aktivitete politike gjatë orarit të punës.

Hajdut milionash por shpërndarës çikërrimash. Nuk keni program. Oferta juaj janë çikërrimat.

Më 25 prill do jeni ju që do largoheni, jo shqiptarët!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura