Shpërndahet Kuvendi, më 12 prill zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut

Feb 16, 2020 | 18:13
SHPËRNDAJE

Kuvendi i Maqedonisë u shpërnda sot dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të zhvillohen më 12 prill.

Për shpërndarjen e përbërjes së deritanishme parlamentare votuan 108 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë i përmbajtur.

zaev-kuvend-696x443

Me këtë vendi, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht shkon në zgjedhje të reja parlamentare të parakohshme që do të jenë më 12 prill. Kjo ishte përbërja e nëntë parlamentare që nga pavarësimi i shtetit. Zgjedhjet do të organizohen nga Qeveria teknike me mandat 100 ditësh. Përbërja e deritanishme parlamentare e përbërë nga 120 deputetë, ishte e dominuar nga LSDM, VMRO-DPMNE, por edhe nga partitë shqiptare BDI, ASH, Lëvizja BESA, Alternativa, PDSH, etj./ INAONLINE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura