Shpërndahen paketat ushqimore në Baldushk, Balshaban dhe Mumajes, Veliaj: Në pranverë nisim ndërtimin e shtëpive të reja, që u prekën nga tërmeti

Mar 27, 2020 | 19:34
SHPËRNDAJE

Bashkia e Tiranës ka shpërndarë sot paketave ushqimore në Baldushk, Balshaban dhe Mumajes, në familjet e Avni dhe Genc Allmuçës, Qemal Ballës dhe Mersin Shabanit, të prekur edhe nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Kjo është një situatë shumë e vështirë, por është mobilizuar i gjithë shteti. Edhe me ushqimet, edhe me gjërat e tjera. Kështu që, duhet qëndruar brenda. Pastaj, po të keni nevoja të tjera kur të mbarojnë këto ushqime, bjerini telefonit. Tani vetë jam duke shkuar katund më katund, sepse atje në qytet është me kollaj sepse janë të gjithë të mbledhur bashkë. U kam thënë administratorëve të kryeqytetit, aty s’ju jap dorë sepse e keni kollaj, në 100 metra rreze e keni gjithë lagjen. Më mirë po jap një dorë fshatrave që ka edhe pak më shumë distancë”, tha Veliaj.

veliaj1

Kreu i Bashkisë u shpreh se pasi të kaloi pandemia e koronavirussit, do të filloj ërindërtimi dhe se të parët që do të përfitojnë janë ato familje që aktualisht jetojnë në çadër.

“Ne do të fillojmë shumë shpejt me shtëpitë e reja. Në fakt, i kishim në dorë si procedurë, vetëm se na ndodhi epidemia që na vonoi pak, por jo shumë. Kështu që, do ta kapim pranverën me fillimin e shtëpive të reja. Do fillojmë të parët me ata që janë në çadër dhe në kontenierë. Pastaj, kush është me qira, pret, sepse brenda është, me shtëpi të rregullt. Jemi duke parë gjithë dosjet dhe t’i japim prioritet kush është më nevojtar. Pra, kush është në çadër, kush është në kontenier sepse vetëm kështu e zgjidhim”, tha Veliaj.

Krahas familjeve që janë të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, grupet e punës të ngritura nga Bashkia e Tirancës vijojnë çdo ditë me shpërndarjen pranë banesave të pakove ushqimore për njerëzit në nevojë, pensionistët dhe për ata që janë në listat e ndihmës ekonomike.

veliaj3 veliaj2 veliaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura