Shpërblimi për të dalluarit, Rama “bën për urgjencë” ministrin Cani

Dec 30, 2015 | 19:22
SHPËRNDAJE

“Unë nuk jam i shkëlqyer si ju, do doja të merrja edhe unë të gjitha 10-ta”. Me këto fjalë kreu i qeverisë, Edi Rama u është drejtuar nxënësve të shkëlqyer, gjatë takimit me rastin e festave të fundvitit, duke sqaruar edhe atë që e ka cilësuar lapsus me shumën e shpërblimit.

rama1

Rama ka theksuar se ata do të marrin në fakt vetëm 50 mijë lekë të vjetra e jo të reja, sikundër ai njoftoi gjatë deklaratës për shpërblimet gjatë daljes së dy ditëve më parë nga kryeministria.

“Nuk është vetëm 50 mijë lekeshi që merrni, i vjetër, kam bërë lapsus ditën e pare e gati sa nuk përfundoi në urgjencë Ministri i Financave kur e dëgjoi. Më shumë se shuma që mund të blini libra apo të bëni qejf është nevoja për t’u thënë faleminderit, për t’u thënë faleminderit se jeni burim inspirimi, jeni burim force në moment të vështira, shembull kuptimplotë, kur duket se ata që ankohen kanë të drejtë, dhe ka momente të tilla”- tha Rama.

Në një fjalë gjatë së cilës nuk kanë munguar batutat, kryeministri ka premtuar përkushtimin e qeverisë dhe angazhimin e saj për mbështetjen e kësaj kategorie të shkëlqyerish.

“Shumë e kanë shumë më të lehtë t’i shpenzojmë ato pak para për Fb, derdhin gjithë dëshpërimin apo për celular ku të vrasin kohën dhe të shpenzojnë energjitë duke vajtuar që këtu nuk bëhet gjë, këtu është e pamudnur, ndërkohë që ju jeni prova që këtu jo vetëm bëhet, por mund të shkëlqesh, se si tregojnë brezat dhe vitet, apo ata që sot janë në shkolla nga më të miratnë evropë nuk jeni të shkëlqyeshëm vetëm për këtu, jeni në gjendje të shkëlqeni kudo ku shkoni”- iu drejtua Rama nxënësve me të gjitha 10-ta.

Sipas Ramës, prej vitesh studentët shqiptarë janë më të mirët në Itali, janë të spikatur dhe kjo është historia që sfidohet me endrra të mëdha dhe vullnet të madh. Duke iu referuar rastit të pesë studentëve të shkëlqyera në Itali, ai tha se ato vijnë nga familje të varfëra, me shumë fëmijë, me të gjitha 10, dhe edhe atje ishin më të mirat.

Rama përgëzoi njërën prej vajzave që floën në emër të më të mirëve, duke i thënë: “më pëlqeu shumë fjalimi i saj, vec pjesës që më bëri qejfi mua, jo se nuk më pëlqen të dëgjoj fjalë të mira, se përgjithësisht fjalët që dëgjoj janë të këqija, por për pjesën ku fole për shkollën qendër komunitare, fole shumë bukur, nëse do mërzitesh, do merresh me politikë, edhe me kaq sa ke mësuar mund të japësh mend në parlament sot”- tha ai.

Rama theksoi se një vend kaq I vogël të ketë 7 mijë të shkëlqyer është një mrekulli. “Nëse do t’i ftonim të gjithë do na akuzonin për miting, është shkëlqim që një vend kaq i vogël të ketë 7 mijë nxënës të shkëlqyer, jo si rezultat i një sistemi ku cdo gjë blihej e falej, por një sistemi larg së qëni I përsosur, por që ka nisur të funksionojë, duket nga matura shtetërore nga konkurset e vërteta që organizohen. Ju këshilloj, mos e lini librin se atë që ta mëson libri, nuk ta mëson dot asnjë ekran sado I mrekullueshëm të jetë”- tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura