Shpat Kasapi, i marrosur pas kësaj bukurosheje bionde

May 4, 2015 | 12:43
SHPËRNDAJE


Ndarja nga Afërdita Dreshaj duket se akoma nuk mund ta sjellë atë në një moment për të folur mbi jetën e tij private, për faktin se dëshiron të qëndrojë larg mediave në aspektin e jetës private. Shpat Kasapi ka pak kohë që po qëndron larg vëmendjes së kuriozëve, duke mos dashur të flasë e të japë detaje. Por ama ai vazhdon ta shijojë jetën edhe shfaqet ndonjëherë në mesin e femrave të panjohura për publikun dhe, në disa raste, ndonjëra përflitet si e dashur e mundshme e tij. Në foton që kemi zbuluar së fundi, duket se si këngëtari i njohur Shpat Kasapi shfaqet bashkë me një femër të panjohur, por në një pozicion më intim, që të lë të mendosh se nuk mund të jetë fanse apo mikeshë e tij, por një femër që shoqërohet dhe ndan momentet intime. Megjithatë, sipas disa burimeve tona të mirinformuara, mësojmë se këngëtari është në një lidhje dashurie me një femër të re në moshë nga qyteti i Tetovës, por që ende nuk kemi arritur të mësojmë nëse është pikërisht kjo bukuroshe në krah të tij apo jo. Vaza në foto duket mjaft e re në moshë në krahasim me Shpatin, i cili po i afrohet të 30-ave. Ndoshta ditët në vazhdim do të mund të mësojmë më shumë mbi jetën e tij private, ndërkohë që disa miq të këngëtarit pohojnë me shumë bindje se ai ka akoma komunikim me ish-të fejuarën, e cila duket se po kalon momente të vështira në lidhjen e saj me hokeistin çek, Jakub Kindl.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura