SHPALLJE/ TENDER ME PROCEDURË TË HAPUR

May 7, 2020 | 10:58
SHPËRNDAJE

ministria e financave
SHPALLJE

TENDER ME PROCEDURË TË HAPUR

Nr. Reference: PIU-ProSEED / 2020 / 03

P.I.U.-ProSEED kërkon të realizojë objektin e prokurimit si më poshtë:

P.I.U. – ProSEED fton kandidatët e interesuar, për të marrë pjesë në “Tender me Procedurë të Hapur” me objekt  prokurimi –  Blerje dhe montimi i “Pajisje,aparatura për kabinetin e Parukerisë dhe Estetikës” në Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Tirana 4.

– Për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër fondi limit është 2,585,412.00 (dy milionë e pesëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e katërqind e dymbëdhjetë) lekë me TVSH.

–  Dokumentat e tenderit mund të tërhiqen pranë Zyrës së P.I.U.– ProSEED nga data 07/05/2020 çdo ditë në ora 10:00-13:00

– Ofertat duhet të dorëzohen në Zyrën e P.I.U. – ProSEED (Njësia e zbatimit të Projektit ProSEED ) çdo ditë në orarin 10:00-16:00 në adresën:

* Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Nr.3, Tiranë, ndërtesa e Ministrisë së Financës dhe Ekonomisë, Zyra e P.I.U ProSEED/Kati I.

– Afati i fundit i dorëzimit të ofertave është data 26/05/2020 ora 16:00.

– Faqja e internetit: www.financa.gov.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura