SHPALLJA NON-GRATA E MILORAD DODIK/ Al Jazeera: Disa eurodeputetë letër Von der Leyen! Hetoni Oliver Varhelyi-n, mbështeti liderin serb për…

Jan 13, 2022 | 19:03
SHPËRNDAJE

Shpallja non-grata dhe sanksionet e SHBA-së ndaj liderit serb të Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik duket se ka trazuar “ujërat” në Bashkimin Europian.

miloraddodik-olivervarhelyi

Një grup eurodeputetësh i kanë dërguar një letër Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen që të hetojë komisionerin e BE-së për zgjerim, Oliver Varhelyi, pasi dyshohet se ai ka bashkëpunuar me Dodik.

Media Al Jazeera shkruan se eurodeputetët kanë zbuluar një dokument i cili sugjeron se Varhelyi ka ndihmuar Dodik në planin për shpërbërjen e Bosnje Hercegovinës.

“Raporti vëren se komisioneri Varhelyi ‘u pajtua’ me z. Dodik në lidhje me datën e një sesioni të posaçëm të Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska dhe se do të shpallej një moratorium 6-mujor për të miratuar legjislacionin mbi tërheqjen e njëanshme nga institucionet shtetërore,” thuhej në letër.

Bosnja aktualisht po përballet me krizën e saj më të madhe politike që nga përfundimi i luftës në dhjetor 1995, kur u nënshkrua marrëveshja e paqes së Dejtonit.

Marrëveshjet e ndanë vendin në dy entitete gjysmë autonome, entitetin e Federatës së dominuar nga boshnjakët dhe kroatët si dhe entitetin e Republika Srpska e drejtuar nga serbët.

“Përfaqësuesit e Komisionit nuk mund të duket se qetësojnë lëvizjet separatiste në këtë mënyrë ose të veprojnë përtej mandatit të tyre në kundërshtim me politikën zyrtare të BE-së në lidhje me rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhej në letrën e eurodeputetëve.

“Nëse paanshmëria dhe neutraliteti i Komisionit vihet në pikëpyetje, ekuilibri i brishtë gjeopolitik kërcënohet menjëherë”.

Në tetor, Dodik, anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës bëri thirrje që Republika Srpska të tërhiqet nga institucionet kryesore shtetërore dhe të krijojë institucionet e saj parashtetërore, duke shkelur traktatin e paqes dhe Kushtetutën.

Christian Schmidt, përfaqësuesi i lartë i Bosnjës, i ka quajtur lëvizjet e Dodik “të barasvlershme me shkëputjen”, duke paralajmëruar se ato mund të nxisin ndarje dhe konflikte të mëtejshme.

Më 10 dhjetor, parlamenti i Republika Srpska miratoi një sërë ligjesh që i mundësojnë entitetit të formojë institucionet e veta dhe ushtrinë e vet deri në maj. Pasi lajmet për dokumentin e zbuluar të Sattler u publikuan më 21 dhjetor, këshilltari i Dodik Radovan Kovaçeviç mohoi përfshirjen e Varhelyi në planifikimin e sesionit të asamblesë së Republikës Srpska.

Letra e nënshkruar nga 30 deputetë theksonte se “si një palë neutrale me ndikim të konsiderueshëm”, Komisioni ka një rol kyç në sigurimin e respektimit të marrëveshjes së paqes të Dejtonit nga të dyja palët.

aljazeera-varhe;lyi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura