Shpallja e Berishës ‘non grata’, Basha: Do i dëgjoni nga zoti Escobar qëndrimet e DASH. Ja si përgjigjet kryedemokrati për udhëtimin drejt Uashingtonit

Dec 9, 2021 | 13:12
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha sot se i Dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të shprehet sa i takon qëndrimit të Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me vendimin për shpalljen “non grata” të Sali Berishës.

“Jam i bindur që do të keni mundësinë të dëgjoni drejtpërsëdrejti nga Escobar qëndrimet e Departamentit Amerikan të Shtetit”, u shpreh Basha për mediat.

Kryedemokrati pati sot një takim me të Dërguarin e Posaçëm të SHBA-së në selinë blu dhe Gabriel Escobar tha se “pres me kënaqësi vizitën e kryetarit të PD në Uashington”.

Pas kësaj ftese, Basha tha se po planifikon një vizitë në Uashington “që të shtyjmë para objektivat jo thesht të PD por atë që është sot axhenda e cdo familje shqiptare”.

Pyetje: Patët një diskutim për shpalljen e zotit Berisha “non grata” në SHBA dhe në rast se zoti Escobar ka prova dhe do t’i paraqesi ato për institucionet e drejtësisë?

Lulzim Basha: Padiskutim që çështja e pandëshkueshmërisë sikundër politikat e sanksioneve “non grata”, ishin pjesë e diskutimit ndërsa sa i përket çështjeve që i takojnë vendimeve të Departamentit të Shtetit jam i bindur që do të keni mundësinë të dëgjoni drejtpërsëdrejti nga Escobar qëndrimet e Departamentit Amerikan të Shtetit

Pyetje: Keni planifikuar ndonjë udhëtim në Ëashington duke qenë se e morët ftesën?

Lulzim Basha: Është një ftesë e përsëritur dhe e mirëpres me kënaqësi dhe padiksutim po planifikoj një vizitë në Ëashington në mënyrë që të shtyjmë përpara jo vetëm objektivat politike të Partisë Demokratike, por atë që është sot agjenda e çdo familje shqiptare, dalja nga kjo gjendje pezullie, dëshpërimi, plogështie që ka shkaktuar 25 prilli dhe ecjen përpara të Shqipërisë me reformat politike, me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe me procesin e integrimit europian të Shqipërisë që garancitë janë spirancat e mirëqenies ekonomike dhe punësimit. Dy objektivave kryesore të shqiptarëve, dy objektivave kryesore të Partisë Demokratike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura