“Shpalli kandidaturën dhe garantoi të tjerët për…”- Preç Zogaj: Berisha e di veten kryetar absolut edhe tani që nuk është

Oct 27, 2021 | 20:20
SHPËRNDAJE

 

Zogaj Berisha1Analisti Preç Zogaj ka komentuar në RTSH shpalljen nga Sali Berisha të kandidaturës së tij për t’u zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike, teksa në të njejtën kohë garantoi gjithë kandidatët e tjerë se gara do të jetë e ndershme.

 Sipas Zogajt, “kandidati shpall zgjedhje kur të dojë! Kandidati garanton kandidatët! Është për të qeshur, por ka kuptim”.

Analisti shprehet më tej se “Sali Berisha e di veten  kryetar absolut  të  PD-së. Edhe tani që nuk është. Të tillë e ka ditur gjatë gjithë kohës”.

I pyetur  se çfarë do të ndodhë me PD, Preç Zogaj tha se “kjo varet nga fundi i përplasjes së nisur nga  Berisha kundër Bashës, rrjedhimisht  kundër SHBA, duke qenë  se vendimi i Bashës për pezullimin e  Berishës  u mor në respekt të një kërkesë zyrtare nga SHBA”.

Analisti shton më tej se “në versionin e drejtimit nga një person i shpallur ‘non gratta’, Partia Demokratike do të izolohej nga SHBA dhe do të trajtohej si një bërthamë e anti-amerikanizimit, pra do të rrezikonte  zvogëlimin e pashmangshëm. Për fitoren e zgjedhjeve as që do të bëhej fjalë”.

Zogaj shtoi se “kam shpresë e besim e ky skenar i zi për PD-në do të shmanget”.

© Panorama.al

Te lidhura