Shpallet qeveria teknike në Greqi deri në zgjedhjet e ardhshme, Ioannis Sarmas bën betimin si kryeministër

May 25, 2023 | 17:46
SHPËRNDAJE

Greqia ka shpallur pasditen e sotme qeverinë teknike deri në zgjedhjet e ardhshme. 

Capture

Kryeministër do të jetë Ioannis Sarmas i cili mori detyrën e ushtruesit të postit të kryeministrit dhe më pas do të marrë stafetën e përkohshme nga Kyriakos Mitsotakis.

Mitsotakis e priti në shkallët e godinës dhe më pas e shoqëroi në kryeministri.

Pasi i uroi suksese në detyrë, ai i dorëzoi një dosje voluminoze blu, e cila përmban, tha ai, të gjitha informacionet e nevojshme për të kryer detyrën dhe për t’u informuar për çështjet aktuale dhe detyrimet e brendshme dhe ndërkombëtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura