Shpallet kandidimi për anëtarë të Bordit Mbikëqyrës të AMSHC

Dec 11, 2017 | 20:20
SHPËRNDAJE

Kryeministria ka shpallur njoftimin për kandidim për anëtarë të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Konkurrimi është i hapur për përfaqësues që i përkasin shoqërisë civile.

17-12-11-02-42-27banner_km_jasht

Në kriteret e përgjithshme përfshihet, të jetë shtetas shqiptar, të jetë person i padënuar apo ndaj të cilit nuk janë dhënë masa sigurie apo dënim me vendim jopërfundimtar për kryerjen e krimeve, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar.

Ndërsa sa i përket kritereve të veçanta, kandidati duhet të ketë jo më pak se 3 vjet përvojë pune me organizatat e shoqërisë civile; Të mos jetë deklaruar përgjegjës për keqmenaxhimin e ndonjë personi juridik, me pasojë falimentimin e tij; Të ketë ekspertizë në grantdhënie ose në zbatim projektesh (vlerësohet me Kandidati duhet të mbështetet nga të paktën 5 organizata jofitimprurëse (OJF) ose organizata të shoqërisë civile, që punojnë në të njëjtën fushë ekspertize ose në fusha të ngjashme. Një OJF ose organizatë e shoqërisë civile mund të mbështesë vetëm një kandidat, shkruan atsh.

Brenda 15 ditëve punë nga data e njoftimit, organizatat e shoqërisë civile duhet të paraqesin kandidatët përkatës, së bashku me dokumentet e nevojshme, përfshirë, kërkesën për aplikim; curriculum vitae; referencat dhe letrat mbështetëse nga 5 organizata jofitimprurëse; dokumente dhe deklarata të tjera provuese për vërtetimin e përmbushjes së kritereve të kandidimit, si më lart.

Afati i dorëzimit të aplikimit, është deri më 4 janar 2018.
njoftimi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura